Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit.

Krimet Zgjedhore – 123 materiale të administruara

35 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar
si procedime penale).
22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore.

10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Krimet Zgjedhore – 35 procedime penale te regjistruara

20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike./e.s