“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo shprehu shqetësimin se ka pasur manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe kërkoi masa për të siguruar integritetin e votimit.

Në një deklaratë të bërë për mediat, Topalli theksoi se në Greqi vazhdojnë të shtohen shqetësimet lidhur me procesin e votimit. Ajo njoftoi se sot janë dorëzuar zarfet me dorë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që kutitë që vijnë nga Greqia të ndahen nga ato që vijnë nga Italia dhe të bëhet auditimi i saktë i votave. “Vetëm në tre ditët e fundit janë dorëzuar 22 mijë vota, dhe kjo rrit shqetësimet për mundësinë e manipulimit. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, kjo është një formë krimi zgjedhor,” tha Topalli.

Ajo kërkoi që të ndalet dorëzimi i zarfeve me dorë dhe të bëhet një analizë e detajuar e kutive të votimit, duke përfshirë auditimin e mënyrës sesi kanë ardhur votat dhe për të parandaluar çdo anomali. Topalli gjithashtu ngriti shqetësime mbi përfshirjen e shërbimit të DHL-së në këtë proces, duke e konsideruar këtë një tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor në favor të strukturave të Partisë Socialiste.

Jozefina Topalli: Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj./e.s

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV