Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve: Urime për Samitin me KE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një moment kur ka nisur numërimi mbrapsht për forcat politike, por edhe për qytetarët që do të japin verdiktin e tyre, Erdogan ka telefonuar të parin e qeverisë shqiptare.

Siç raportohet në mediat turke, gjatë bisedës janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe është folur për zhvillimet rajonale e globale. Mësohet se presidenti Erdogan ka theksuar rëndësinë e miqësisë dhe dialogut me vendin tonë, si dhe është shprehur besimplotë se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet më tej.

Ai gjithashtu ka vlerësuar organizimin në Shqipëri të Samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të profilit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, nuk kanë munguar as urimet e Erdogan për sukses. Presidenti i Turqisë nuk mund të linte pa përmendur edhe zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen nesër në vendin tonë duke uruar që të jenë të mbara dhe suksesshme. m.p.

Të fundit

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Lajme të tjera

Web TV