Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së oficerit të policisë në Halkidiki, teksa 22-vjeçari i kishte ngritur pritë duke e sulmuar disa herë me thikë.
Siç raportohet në mediat greke, kjo nuk është hera e parë që i riu shqiptar i ngre pritë oficerit të policisë. Shqiptari është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, aktivitet të paligjshëm që e ushtron në Greqi, por mes tij dhe oficerit të plagosur nu ka pasur asnjë lidhje direkte.
Dëshmitarët tregojnë se ai kishte pritur disa herë oficerin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e goditur. Oficeri, i cili është një njeri familjar dhe banor i përhershëm i Halkidikisë, u transportua menjëherë në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta.
Pas ngjarjes, 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit./e.t