“Po blejnë vota me ambulanca”, reagon QKUM: Të droguarit s’mund të na njollosin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra Kombëtare e Ugjencës Mjekësore ka reaguar pas denoncimit të drejtuesit politik të qarkut Lezhë për Partinë Demokratike, Gjin Gjoni ku thuhej se simpatizantë të Partisë Socialiste po shpërndajnë para për vota në Lezhë.

Në shkrimin e shkruar nga Dr. Skënder Brataj, referuar shkrimit të Gjin Gjoni ku shprehimisht thuhej se “Janë duke përdorur ambulancat që dikur i përdorin për të shpërndarë kanabis […]”, thuhet se asnjë politikan apo person që është përdorues i substancave të ndryshme të njollosë “ngjyrën e bardhë”.

Ndër të tjera në postim shkruhet se ambulancat janë të qytetarëve dhe të mos përdoren nga politikanët për qëllime politike.

“AMBULANCAT NUK JANË TË PARTIVE POLITIKE!

Me keqardhje në shpirt, në një ditë ku një nga eventet më të mëdha sportive të çiklizmit në botë, atë të Giro D’Italia të bëj një deklaratë për media! Sporti vetëm bashkon, krijon festë dhe atmosferë gëzimi. E patë nisjen dje nga qyteti i bukur i Durrsit. E patë mbërritjen festive në kryeqytet! Është e turpshme të akuzosh një shërbim urgjence për blerje votash me ambulanca!

Është e tupshme të thuash se ambulancat do të organizohen për të blerë vota, që organizohen natën e të tjera halucinacione si këto që dëgjohen vetëm në Shqipërinë tonë të dashur! Vetëm kush përdor substanca të llojeve të ndryshme mund ti duket realitet çdo haluçinacion, delir, eufori e të tjera si këto. Ju kujtohet personi që hyri në sheshin Skënderbej 2-3 vite më parë?

Ju kujtohet kur i riu me mjeshtëri hyri nga dritarja dhe e ndaloi? Pasi u bllokua personi që niste makinën u përgjigj: Pse më ndaloni, unë jam në autostrad!! Kishte pirë vetëm hashash!

Shqipëtarët të zgjedhin kë të duan për ti drejtuar për 4 vitet e ardhëshme. Kush do të zgjidhet do të drejtoj dhe punoj për të gjithë shqipëtarët brenda dhe jashtë vendit, qofshin militant të tyre ose jo. Ndërsa urgjenca ka bërë vetëm një zgjedhje!

Lexo edhe :  Sërish tym i zi në Vatikan

Shërbimin ndaj qytetarëve përgjithmonë. Nuk ka armiq në zgjedhje, ka shqipëtar për të zgjedhur! Në këta shqipëtar ka hajdut, gënjeshtar, hipokrit, kriminel, të korruptuar, delirant, euforik, të sëmur, përdorues të substancave të ndryshme e të tjer!

Nga këto kategori ka edhe politikan! Mos të harrojmë që ka më shumë njerëz të ndershëm, punëtorë, inxhnjer, mekanik, bujq, hidraulik, profesor, doktor, infermier, polic, mësues, ushtarak, student e të tjerë, nga të cilët mund të jenë pjesë e kategorive të mësipërme, por jam i sigurt se shumica janë njerëz të ndershëm!

Ka edhe politikan të ndershëm në këto kategori! Pra le të zgjedhin shqipëtarët kë të duan ti drejtoj këta 4 vjet! NUK LEJOJMË TË BËNI PIS NGJYRËN E BARDHË:

Ambulancat janë të qytetarëve, kanë ngjyrën e bardhë. E kanë treguar në tërmetin e vitit 2019, e kanë treguar gjatë pandemisë, e tregojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve të çfardolloj besimi, kombësie apo ngjyre politike qofshin!

Ato ngjyra të bardha me targën URGJENCA KOMBËTARE, që të përket edhe ty delirant! Të nderuar politikan, sidomos disa prej jush, përdorni të gjitha gënjeshtrat, sharjet, llafet më të ndyra siç e keni zakon, por një gjë mos guxoni ta zini në gojë:

AMBULANCAT JANË TË QYTETARËVE! QKUM KONTROLLON ÇDO LËVIZJE TË TYRE ME GPS. Personalisht nuk u ktheva nga Italia për të blerë vota me ambulancë, por për të krijuar një sistem urgjence bashkëkohor siç e shikojnë fatmirësisht çdo ditë qytetarët. Dr. Skender Brataj”

Të fundit

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

Lajme të tjera

Web TV