Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit.

Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha  objektet zgjedhore.

Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

📌Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.

Për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie.

Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha  objektet zgjedhore.

🕒Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

✅Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.

Grupi i drejtimit dhe monitorimi

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.

Lexo edhe :  Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

🟢 Situata aktuale

Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.

🚨Gatishmëri për garantimin e sigurisë

Policia e Beratit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt./e.t

Të fundit

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Lajme të tjera

Web TV