Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar.

Në përfundim, Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.

Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.

Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste./e.s