E rrëzuat Ramën?!/ Manjani-demokratëve: E mbani mend kur talleshit me mua! Po ju?

Ylli Manjani ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike, që e ironizonin atë kur kritikonte kryeministrin Edi Rama.

“Kur mendoj se si disa deputetë të PD, të listës së mbyllur madje,  më thonin rregullisht “hë më, e rrëzove Ramën?”, nuk mund të rri pa ua kthyer reston.

Po ju e rrëzuat Ramën?! Apo edhe këtë radhë beteja sapo u ka filluar…”, shkruan me ironi Ylli Manjani./e.t