Trump nënshkruan marrëveshje për partneritet me Princin e kurorës Saudite

Presidenti Donald Trump tani ka takuar ditën e sotme princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, teksa ka zhvilluar një vizitë në vendin e Lindjes së Mesme.

Sipas mediave të huaja, të dy liderët kanë zhvilluar një ceremoni për nënshkrimin e një marrëveshjeje, për të cilën thuhet se bëhet fjalë për një “partneritet strategjik ekonomik”.

Trump dhe princi i kurorës kanë shkuar në tavolina të ndara për të nënshkruar marrëveshjen e gjerë.

Marrëveshjet përfshijnë një “letër qëllimi” midis departamenteve të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Arabisë Saudite në lidhje me modernizimin dhe zhvillimin e aftësive të Forcave të Armatosura Saudite.

Marrëveshjet për energjinë dhe minierat janë ndër gjërat e tjera të përfshira në marrëveshje, shkruan A2 CNN. m.p.