Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”.
Ajo theksoi se integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në të mirën e sigurisë së kontinentit.
Ndërsa theksoi se po ndërmerren hapa përpara në procesin e ribashkimit të Europës.
Giorgia Meloni: Është moment i rëndësishëm për kombin shqiptar dhe të gjithë ne. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia. Shqipëria është Europë si Italia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë se kush është europian e kush nuk është.
Të gjitha shtetet në këtë tryezë janë pjesë e Europës ashtu si 27 shtetet anëtare.
Ne po ndërmarrim një hap përpara në procesin e ribashkimit të Europës. Zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja por jam e bindur që integrimi në BE i vendeve të BP është në të mirën e sigurisë së Europës. Fatet tona ndërvaren./E.S