Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia.
Celibashi ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për të vazhduar rregullisht numërimin e votave të shqiptarëve të Greqisë, duke u shprehur se gjatë procesit të verifikimit nuk është vërtetuar asnjë parregullsi në administrimin e tyre. m.p.