Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale.

Ja lista e 10 burrave më të pasur në botë (lista e përditësuar deri në shkurt 2025).

Elon Musk

Pasuria neto: 421.6 miliardë dollarë. Themelues i Tesla dhe SpaceX , ai është i njohur për inovacionet e tij në sektorët e automobilave elektrikë dhe hapësirës ajrore.

Jeff Bezos

Mark Zuckerberg

Pasuria neto: 237.9 miliardë dollarë. Krijuesi i Meta (më parë Facebook), ai transformoi komunikimin dixhital global.

Larry Ellison

Pasuria neto: 213.4 miliardë dollarë. Bashkëthemelues i Oracle, një pionier në softuerin e menaxhimit të bazave të të dhënave.

Bernard Arnault

Pasuria neto: 189.2 miliardë dollarë. Kryetar i LVMH, aktualisht grupi më i madh i mallrave luksoze në botë.

Larry Page

Pasuria neto: 167.6 miliardë dollarë. Bashkëthemelues i Google , një mjet që ndryshoi aksesin në informacion në internet.

Sergey Brin

Pasuria neto: 159.8 miliardë dollarë. Ashtu si Page, ai është bashkëthemelues i Google dhe kontribuoi në zhvillimin e motorit të kërkimit.

Warren Buffett

Pasuria neto: 146.2 miliardë dollarë. Drejtor Ekzekutiv i konglomeratit Berkshire Hathaway, ai është një nga “gurutë” e Wall Street-it.

Amancio Ortega

Pasuria neto: 123.3 miliardë dollarë. Themelues i Inditex, grupi mëmë i Zara, një lider në sektorin e shitjes me pakicë të modës.

Steve Ballmer

Pasuria neto: 122.9 miliardë dollarë. Ish-drejtor ekzekutiv i Microsoft, ai është aktualisht pronar i ekipit të basketbollit Los Angeles Clippers./ E.T/FOCUS.IT

Të fundit

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo...

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka për të thënë rreth...

Lajme të tjera

Web TV