PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen e numërimit, socialistët kanë nisur festën për fitoren e arritur.

Ndërkohë me votat e ardhura nga Greqia, PS ka thelluar rezultatin, por nuk ka pasur ndryshim mandatesh për qarkun Korçë.

Kjo ka bërë që rezultati përfundimtar në këtë qark të jetë 6 mandate deputetësh për Partinë Socialiste dhe 4 mandate deputetësh për Partinë Demokratike.

Kujtojmë se në tërësi, zgjedhjet e 11 majit u fituan bindshëm nga Partia Socialiste në pushtet, me Partinë Demokratike që nuk e ka njohur ende rezultatin. m.p.