Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni gjithçka me rëndësi, të paktën gjatë ditës.

Demi

Do të jeni të bekuar nga fati. Projektet e lëna pezull sot mund të rinisin. Problemet që mund të keni pasur në familje duket se sot do të gjejnë zgjidhje duke rikthyer harmoninë me të dashurit tuaj.

Binjakët

Dita e sotme do të jetë plot energji. Në punë do të keni mbështetjen e eprorëve dhe kjo do të sjellë pse jo edhe rritje në detyrë. Në jetën sentimentale shmangni arrogancën.

Gaforrja

Kjo fillim jave do të nisë me dëshirën e mirë për të çuar përpara shumë angazhime. Në punë mund të keni rritje në detyrë. Edhe jeta sentimentale parashikohet të rezervojë mjaft surpriza.

Luani

Hëna nuk do të jetë në një pozicion të mirë sot, duke ju bërë të ndiheni pa energji. Bëni durim është një periudhë kalimtare. Megjithatë jo vetëm sot, por në përgjithësi shmangni investimet.

Virgjëresha

Jeta personale është në një fazë të mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie, harmonia do të mbizotërojë. Nëse jeni në kërkim të partnerit, fati do t’ju buzëqeshë. Edhe në punë, gjërat duket pozitive.

Peshorja

Vetëbesimi që do t’ju karakterizojë ditën e sotme do të reflektohet edhe në punë. Jeni në një pozicion tejet të mirë në raport me kundërshtarët. Do të jeni të mirë fokusuar në objektivat që i keni.

Akrepi

Sot do të reflektoni pozitivitet, një gjendje që do t’ju bëjë tejet të dashur tek ata që ju rrethojnë. Nëse planet për pushime i kishit lënë pezull, sot është ditë e mirë për të parë përpara.

Lexo edhe :  Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Shigjetari

Sot do të jeni të rrethuar nga ndjesi negative, që mund t’ju bëjnë të ndiheni të trishtuar. Mos u angazhoni në projekte që kërkojnë përqendrim dhe energji, por mbi të gjitha bashkëpunimin e të tjerëve.

Bricjapi

Nuk do të mund të përmbushni detyrat që keni marrë përsipër sot. Megjithatë derisa t’ju kthehet vetëbesimi merrini gjërat me qetësi dhe kërkoni bashkëpunimin e atyre që ju rrethojnë.

Ujori

Nëse kishit plane për të bërë investime apo ndryshime në shtëpi, ky është një moment i mirë për t’i realizuar. Shfrytëzoni kohën për të bërë punë të cilat i keni lënë mënjanë prej kohësh.

Peshqit

Kërkoni më të mirën nga vetja dhe nëse nuk ia dilni, nuk ka nevojë që të ndiheni keq. Shpesh gjërat nuk janë në dorën tuaj. Sot niseni ditën me pozitivitet dhe gjërat do të shkojnë më së miri.

Të fundit

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Lajme të tjera

Web TV