Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit në Instagram, ku falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.
Familja dhe miqtë i organizuan një ceremoni surprizë diplomimi, ku Kim mbajti një fjalim të shkurtër dhe emocionues. Ajo u shfaq me një veshje elegante dhe klasike, ndërsa në rrjetet sociale ndau pamje nga momenti ku mban me krenari kapelen e diplomimit.
Mentori i saj tregoi se Kim ka studiuar për 18 orë në javë, për 6 vite, duke balancuar këtë me rolin si nënë, sipërmarrëse dhe aktiviste.
Pas përfundimit të MPRE-së, ajo është tashmë gati për të dhënë provimin e fundit për të marrë licencën e avokates në Kaliforni — një hap drejt realizimit të ëndrrës për të pasur një firmë të saj ligjore./E.Ç