“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione për manipulime aq masive sa prodhuan këtë rezultat të thellë.

I ftuar në ‘Frontline’ në Report Tv, avokati shpjegoi se sipas jurisprudencës dhe ligjeve të bazuara deri në konventat ndërkombëtare, duhet të japësh prova e fakte të mjaftueshme që justifikojnë diferencën e madhe të votave.

Daci tha se PD ia shiti vetë të paktën 11 mandate PS-së me Kodin Elektoral dhe reformën administrative. Opozita sipas tij ka vetëm dy rrugë, atë institucionale dhe aksionin politik, pasi tren bullgar ka pasur edhe në kohën kur fitonte PD-ja.

“Ka praktika të konsoliduara të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, ku për shkeljet e zgjedhjeve duhet të faktohet dhe duhet të jetë domethënëse për të rrëzuar procesin. Por diferenca mes PS dhe PD është praktikisht dhe teknikisht e pamundur që jo një tren bullgar po asgjë tjetër të realizojë një rezultat të tillë. Treni bullgar nuk u krijua sot, ne kemi pasur Dushkun dhe probleme në zgjedhje të tjera. Këto nuk ishin zgjedhjet më të mira, por nuk janë të atij niveli shkeljet për përmbysjen e rezultatit. Nuk ka pasur zgjedhje pa ‘tren bullgar’, si kur fitonte PD, ashtu edhe kur ajo humbte. Nga ana tjetër kemi parë se të gjithë liderët europianë e botërore e kanë uruar Ramën për zgjedhjet. Është iluzionare krejtësisht që të besohet kjo. Kam bërë edhe unë ankesa për manipulim të zgjedhjeve, por askush nuk erdhi. Problemet më të mëdha i ka sistemi, të cilin PD vetë e votoi. Nuk them se nuk kishte probleme”, shprehet avokati për Report Tv.

Lexo edhe :  Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Por cilat janë rrugët e opozitës, edhe pse është e pamundur që të përmbyset rezultati, madje një iluzion sipas avokatit. Daci shprehet se ka dy rrugë, njëra institucionale dhe tjetra aksion politik.

“Opozita ka vetëm një rrugë, atë institucionale në KQZ dhe Kolegj apo gjykata, që besoj se nuk sjell ndryshim rezultatit. Tjetra është aksioni politik para zgjedhjeve e jo tani pas zgjedhjeve, tani është ‘koshi pas të vjelave’. Nga ana tjetër kemi modelin e vjetëruar opozitar, ku që nga babai im, unë e fëmija im shikojmë të njëjtin njeri në fletë votimi. Është absurditet. Opozita ka të drejtën e saj ta mbrojë votën deri në fund, por ajo duhet të merret më shumë me atë që nuk bënë dhe se çfarë do të bëjnë. Madje mendoj se shumë nga deputetët e PD do bëhen më pro-Ramë sesa ata që Rama ka në PS. PD -8 mandate ia dha PS-së me Kodin Zgjedhor, nja 3-4 me ndarjen territoriale, nuk ka fituar Rama, por humbi PD-ja”, shprehet ai. m.p.

Të fundit

Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare...

Proteina “magjike” që zgjat jetëgjatësinë dhe ngadalëson procesin e plakjes

Prej kohësh, shkencëtarët kanë qenë në kërkim të “burimit të rinisë”, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më mirë...

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen...

KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23...

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej...

Lajme të tjera

Web TV