Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e një sëmundjeje të rrallë neurologjike të quajtur sindroma Spoan, që prek një përqindje të lartë të popullsisë lokale.

Kjo sëmundje është pasojë e traditës shumëvjeçare të martesave brenda fisit, një praktikë që ka çuar në trashëgiminë e mutacioneve të rrezikshme gjenetike ndër breza.

Sindroma Spoan, e identifikuar nga studiuesja Silvina Santos, shkakton dëmtime kronike të sistemit nervor, duke e bërë të pamundur ecjen dhe komunikimin normal për të prekurit. Sëmundja fillon që në fëmijëri dhe përkeqësohet me kalimin e viteve. Shkaku kryesor është lidhja martesore mes të afërmve, sidomos ndërmjet kushërinjve të parë dhe të dytë, për shkak të mungesës së migrimit dhe izolimit ekstrem të komunitetit.

Sipas Santos, mutacioni që shkakton këtë sindromë mendohet të ketë ardhur më shumë se 500 vjet më parë, përmes kolonëve të parë evropianë që mbërritën në Brazil, ndoshta hebrenj sefardë apo banorë nga Afrika e Veriut që iknin nga Inkuizicioni.

Historia e familjes së Ines, një banore e zonës e martuar me kushëririn e saj të dytë, tregon pasojat e rënda të kësaj sëmundjeje: dy djemtë e saj, njëri 59 dhe tjetri 46 vjeç, vuajnë nga vështirësi të mëdha në të folur dhe të kuptuar.

“Është e vështirë të kesh një fëmijë me nevoja të veçanta. I duam shumë, por vuajmë për ta”-tha ajo për BBC. Edhe Larissa Queiroz, 25 vjeçe, zbuloi vetëm pas martesës se burri i saj ishte një i afërm i largët. “Në Serrinha dos Pintos, në thelb të gjithë jemi kushërinj. Jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin,”-rrëfen ajo./ E.Ç

Të fundit

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga...

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve duket se ka ndikuar negativisht...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Lajme të tjera

Web TV