Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet.

Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, një ditë më parë bëri me dije se ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Ndërkohë tuneli i Llogarasë deri me 15 shtator do të jetë i aksesueshëm pa pagesë.

Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë.

Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.

Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë.

Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mëhershme nga viti i ardhshëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro./e.t