Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Ndërsa nuk po arrihet ende të zgjidhet Kryetari i Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosja, e cila mori dhe shumicën në zgjedhje, vijon të propozojë emrin e Albuulena Haxhiut për kryeparlamentare, por deri më tani nuk ka mundur të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Pas disa seancash dështimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari propozoi votimin e fshehtë.

Gjë e cila u kundërshtua nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, pasi e quajnë jokushtetuese këtë mënyrë votimi./ E.T