“Nëse Berisha jep dorëheqjen, do garoj për kryetar i PD”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mbeti jashtë kuvendit pasi nuk kandidoi në listën e asnjë partie për t’u zgjedhur deputet.

Megjithatë ,ai ka deklaruar se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e PD-së nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit.

Sipas Sulës, nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në. Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.

“Kuvendi t’i kthehet punës”/ Sula “thumbon” PD-në: Njëra palë të ndalojë festën, tjetra të vijojë vajtimin në seli

“Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rinë në Partinë Demokratike, PD do zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë.”- tha Sula për News24. m.p.