Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.
Ditën e sotme Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Partia Demokratike pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.
Të njëjtën kërkesë PD bëri edhe për Qarkun e Kukësit të shtunën, duke kërkuar shpalljen e procesit të 11 majit të pavlefshëm dhe përsëritjen e zgjedhjeve./kb