“Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne.
Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur.
Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçitken prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë”, deklaroi Rama. m.p.