Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë. Ai shprehet se ndërtesa e re do të jetë një tjetër gur i çmuar mes veprave që kanë transformuar kryeqytetin.
“Mirëmëngjes dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Teatri i ri është projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë./e.t