Hashimoto, ç’pasoja sjell kjo sëmundje autoiumune?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja endokrinologe Edlira Jarua në një lidhje direkte nga SHBA, foli në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, për problematikat mes tiroides së Hashimotos dhe mëmësisë nëpërmjet IVF.

Gjatë intervistës, ajo rrëfeu edhe përvojën e saj personale, duke treguar në fillim kur është njohur me sëmundjen, ka qenë shumë tronditëse për të.

“Ka qenë shumë tronditëse sepse nuk e dija se çfarë ishte në vetvete sëmundja autoimune. Hashimoto është një sëmundje që të ha jetën pak nga pak. Ka simptoma të shumta, por më të përgjithshmet, janë një humbje kujtese, probleme në fertilitet, shtim në peshë. Dhimbje kyçesh. Nivel të ulët të vitaminës D. Kam pasur shumë të ftohtë, kur të tjerët ishin normal. Por simptomat ndryshojnë nga periudha në periudhë dhe nëse nuk kujdesesh ato shtohen”, tregoi ajo.

Po ashtu mjekja endokrinologe Entela Puca gjatë intervistës, u shpreh se ka një rritje të numrit të rasteve të sëmundjeve autoimune.

“U shpreh se ka një rritje të numrit të rasteve të sëmundjeve autoimune. Gjendja tiroide ka receptor veprimi në çdo qelizë të trupit. Tek pacientët mund të ketë simptoma nga më të ndryshmet. Nëse ndjejmë një lodhje dhe themi se nuk fjeta mirë, apo gjëra të tjera, këto janë shenja jo shumë specifike që të flasin vetëm kur kemi probleme të dukshme. Kjo është një sëmundje gjenetike dhe mund të themi që ka një luftë mes organizmit dhe gjendjes tiroide”, tha mes të tjerash ajo./kb

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV