Modelet Xheneta Fetahu dhe Sara Gjoka u përfshinë në një debat të ashpër të dielën pasdite, kur ishin të ftuara në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”.
Xheneta e akuzoi Sarën se ka komunikuar me një djalë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në një njohje me të. Ndërkohë, Sara e mohoi këtë fakt. Diskutimi mes tyre vijoi me tone te larta.
Xheneta: Ti o Sara pse u shkruan çunave që janë në një njohje apo në një marrëdhënie me një gocë. Po flas për një rast konkret mes mua dhe asaj (Sarës).
Sara: Çfarë rasti të ka ndodhur?
Xheneta: Sepse këtu po bën moralisten, kur ti gjatë verës, vitin e kaluar i ke shkruajtur çunit me të cilin ke qenë në njohje.
Sara: Cili është?
Xheneta: Ti e di se cili është se nuk është fytyrë publike
Sara: Ose duhet ta sqarosh me mua tek për tek
Xheneta: Të kam thënë, pse po i shkruan? Në rrjetet sociale më ke komentuar dhe sa herë më ke parë live, ke qenë e dashur, ndërsa te pishina që ti e di shumë mirë rastin, ke shkuar dhe i ke shkruajtur.
Sara: Më fal, kush ka qenë me ty sepse unë nuk di të ketë qenë
Xheneta: Nuk ka qenë në një lidhje me mua, ka qenë në një njohje
Sara: Kur ai më shkruan i pari, nuk kam nga ta di që ai paska qenë në një njohje.E/Ç