Përflitet për krizë në martesë: Reagon Dafina Zeqiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpos lajmit se Dafina Zeqiri i ka dhënë fund bashkëpunimit me menaxherin (dhe kushëririn) e saj Pëllumb Çitaku, qarkulluan edhe spekulime mbi gjendjen e martësës me Kreshnik Gjergjin.

Sipas disa burimeve, thuhet se çifti po përballet me “probleme serioze në marrëdhënie” – një raportim që u përhap me shpejtësi në rrjete sociale. Dafina zgjodhi të reagojë menjëherë, duke ndarë në Instagram një postim të @mtvks që mohon qartësisht gjithçka që po flitet.

“Kohët e fundit, disa media online kanë publikuar lajme spekulative për jetën personale të këngëtares së njohur. Midis tyre, është përfolur për një ‘krizë në martesë’, për ‘probleme të brendshme’, madje janë përmendur edhe ‘informacione të konfirmuara nga burime të afërta’. Le ta themi qartë: asgjë nga këto nuk është e vërtetë.”

Në postim gjithashtu theksohet se “Dafina është në një periudhë të bukur dhe shumë personale të jetës së saj – në pritje të ëmbël dhe me mbështetjen e plotë të partnerit dhe familjes së saj”. “Nuk ka asnjë krizë, dhe çdo informacion që pretendon ndryshe është i pavërtetuar dhe i ndikuar nga interesa të tjera.”

Dafina dhe Kreshniku së shpejti do të bëhen prindër të një djali./E.Ç

Të fundit

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE,...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV