“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, që u mbajt në Kotorr, të Malit të Zi, ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri bën me dije se Shqipëria është qendër të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor.

Gonxhja njofton se sot u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, në drejtimin e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Postimi i plotë:

Shqipëria në qendër të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor! Në Takimin Ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, në Kotor – Mali i Zi, u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, në drejtimin e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Zyrës Qendrore të British Council, në prezencë të përfaqësuesve të Bankës Botërore, institucioneve dhe organizatave partnere.

Theksuam progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji.

Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri! Raundi i parë i fondeve nis menjëherë, ndërsa i dyti zyrtarizohet në tetor në Londër.

Shqipëria po afirmohet si një aktor me dinjitet në hartën kulturore dhe ekonomike të Evropës, ku ngritja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u çmua si një shembull domethënës i qeverisjes në përputhje me agjendën globale të zhvillimit ekonomik të qendrueshëm e inovativ! m.p.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

Lajme të tjera

Web TV