Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë

Të paktën gjashtë persona humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro, ndërsa ekipet e shpëtimit po e shoqëronin atë në portin e La Restingas. Sipas transmetuesit shtetëror TVE , në bord të anijes ndodheshin afërsisht 180 persona

Një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit detar të ishullit deklaroi se arsyeja e përmbysjes së anijes ishte lëvizja e shumë pasagjerëve në njërën anë. Pamjet e transmetuara nga TVE , kapin momentin kur varka fundoset dhe emigrantët përfshirë fëmijë bien në ujë.

Shumë prej tyre po përpiqeshin të ngjiteshin në varkën e shpëtimit aty pranë, ndërsa ekuipazhi po u hidhte jelekë shpëtimi. Një helikopter ambulance u dërgua gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të nxirrnin migrantët nga deti, sipas shërbimeve të emergjencës./kb