Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur një hetim për sa i përket lëndës plasëse së hedhur mbrëmë në pjesën e rrethimit të jashtëm të burgut të Fushë Krujës.

Ndërkohë në burgun e Fushë Krujës pas ngjarjes është kontrolluar i gjithë perimetri i sigurisë por edhe çdo qeli e burgut.

Mësohet se nga kontrolli nuk është gjetur asnjë send i palejueshëm tek të burgosurit.  Po ashtu do të kryhen verifikime për personat që kanë takuar së fundmi të burgosur me rrezikshmëri të lartë

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një lëndë plasëse e përberë me nitrat dhe elementë tretës, e cila dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut për tek pjesë e gjeneratorëve që është rreth 200 metra larg Administratës së burgut.

Rrethimi i qelive të burgut është më larg. Policia nuk përjashton asnjë nga pistat, kërcënim mesazh apo tentativë arratisje të ndonjë të burgosurit.

Aktualisht, grupi hetimor ka mbledhur kamerat e shumta të vendosura në rrethim, për identifikimin e autorit të vendosjes së kësaj lënde plasëse./kb

Të fundit

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Lajme të tjera

Web TV