Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo që kemi parë deri sot, nuk është asgjë. Pritet që pas tre kandidatëve Alimehmeti, Hajdarmataj, Hoxha, e Kalaja, të dalin sërish emra të tjerë. Një prej tyre, është edhe Myslim Murrizi, i cili “po zjen” nga inati dhe mllefi. Ai është gati të shpërthejë si gjithmonë ndaj atyre që i hoqën fitoren në 11 Maj. E ndërsa Berisha pergatitet për “mësymjen” vjeshtuke ndaj Edi Ramës, duket se fronti i “luftës së brëndshme”, do ti hajë më shumë kohë. Plasi si në “Kuçovë”. Por do të plasë pas Shtatorit edhe më keq në PD.

Qetësia e sotme, do t’ia lerë vendin furtunës shumë shpejt. Pothuajse gjithë kandidatët e PD, pavarsisht hamendësive për fitoren e votave të mundshme në 11 Maj, ishin të bindur se, fitorja e pushtetit do të ishte e sigurtë. Ardhja e bujshme e La Civitas, premtimet dhe gajreti që Berisha po u bënte përgjetë 1 viti, duket se doli bllof. Ata e dinin se me Edi Ramën përballë me votën e lirë, nuk fitonin pushtetin, ndaj shpresonin tek “magjia LaCivita”.

Aq tuafë dukeshin shpesh kandidatët e Berishës në fushën elektorale, sa duhej të mendoje se, kjo parti po tallet me votën e bazës së telekosur. Kudo në degët e PD në rrethe, dhe sidomos në korridoret e zyrave të selisë blu në Tiranë, flitet dhe përflitet humbja, vjedhja, kaosi, abuzimi, flirtimi, dhe kjo jo mes demokratëve dhe socialistëve, por mes kandidatëve të listës së PD me komisionerët dhe numuruesit e votave.

Ka hamendësi për blerje, për shitje, për marrëveshje, për aleanca të fshehta, nga ku kanë mbetur jo pak por mbi 68 emra të zhgënjyer. Berisha nuk mund ti ndalë dot kandidatët humbës, të kërkojnë hapjen e kutive, kamerave, dhe rinumurimin, pasi “shejtani ka dale nga shishja”. Humbja katastrofike e 11 Majit, i ka trimëruar shumicën e kandidatëve, të cilën nuk shohin më shpresë as tek ankesat e Berishës, dhe as tek vëmëndja e ndonjë nderkombëtari, për të ndikuar tek Edi Rama. Zgjedhjet dhe rezultati i 11 Majit, pothuajse po çertifikohet nga KQZ-ja, ashtu siç po miratohet fitorja e Partisë Socialiste edhe nga nderkombëtarët. Çudia më e madhe tre ditë zgjat. Realisht pritet të ndodhë një gjë në Shtator.

Lexo edhe :  Kur identiteti jepet me çmim oferte

PS do të merret me konturimin e qeverisjes së re, për të nisur rrugëtimin drejt mandatit të ri, kurse PD do të merret me qetësimin e situatës së brëndshme, e cila ka gjasa ti dalë jashtë kontrollit kësaj here Berishës. Çdo alibi dhe skenar për të fajësuar PS dhe Ramën po bie. Kjo për faktin sepse nuk janë 1 mijë apo 2 mijë vota, por mbi 200 mijë të tilla që i kanë firuar PD kësaj here. Ndaj besoj se Berisha ka përpara një betejë të brëndshme më emergjente, për të siguruar vazhdimësinë si kryetar PD-je, se betejën me fituesin e zgjedhjeve të 11 Majit, e cila erdhi si rrjedhojë e votës popullore.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV