Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do të zgjidhet varianti i Kosovës (sistem propocional kombëtar me lista të hapura). Ky sistem i ri do të motivojë personalitetet dhe figurat më popullore në vend që të angazhohen në politikë. Kjo ka ndodhur masivisht në Kosovë, sepse ky sistem nxit garën në rang kombëtar.

Me sistemin aktual, një mandat fitohet kur partia merr një numër të caktuar votash vetëm në nivel qarku, që do të thotë se partitë zgjedhin figura me ndikim lokal, në kufijtë e një qyteti ose të një qarku. Me sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura, partitë do të tentojnë të përfshijnë në lista sa më shumë figura me popullaritet në të gjithë vendin, sepse vota e një qytetari në Rrogozhinë përfundon në të njëjtin “kosh” me votën e një qytetari në Vau-Dejës apo Konispol.

“Fjala.al” përzgjedh për ilustrim disa figura mjaft popullore të momentit, të cilat mund t’i shihnim fare mirë si qytetarë të angazhuar në politikë. Për shembull, Përparim Kabo, Marin Mema, Erion Kristo, Dalina Buzi, Klodiana Lala, Ola Xama, Altin Prenga, Blendi Salaj, etj. Ftojmë lexuesit tanë të shtojnë emra të tjerë.