Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot.
Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç, banues në Kosovë ka përplasur një këmbësor rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
63-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore./kb