Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull.

Të vetmet pamje deri më tani të procesit të dëbimit janë këto, filmuar nga Top Channel dy vite më parë, të avionit të posaçëm që sjell të dëbuarit shqiptarë.

Nga Home Office, Top Channel ka siguruar këtë video e gjatë 33 sekonda ku tregohet se çfarë ndodh me të dëbuarit.

Pasi zbresin nga avioni ata hipin në këtë autobuz i cili i çon në rajonin e policisë të Rinasit, ndërtuar me donacionet e qeverisë angleze.

Të dëbuarit të gjithë djem në moshë të rem, mundohen të fshehin fytyrën pasi kanë parë që janë duke u filmuar.

Një e nga një ata intervistohen nga oficerët shqiptarë dhe britanikë të task-forcës së përbashkët kundra emigracionit të jashtëligjshëm, e cila udhëhiqet nga Departamenti Kufirit dhe Migracionit bashkë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Çdo i dëbuari nga Anglia regjistrohet në sistemin TIMS me shënimet përkatëse të arsyes së kthimit.

Sipas rastit disa prej tyre u ndalohet futja në zonën Shengen pasi kanë thyer rregullat duke përdorur territorin europian për kalim ilegal në Angli./kb