Çfarë po paralajmëron Vuçiç? Flet me mesazhe të koduara për Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i rikthehet mesazheve të koduara që shfaqen në formën e një kërcënimi.

Ai u takua me ambasadorin serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiç, dhe më pas publikoi këtë mesazh të shkurtër: “Dëgjova këshillat e mikut tim të vjetër, por gjithashtu vura në dukje zhvillimet e rëndësishme në politikën serbe në rajon”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Kjo fjali vjen pas kërcënimeve të shumta që janë lëshuar nga zyrtarë të qeverisë serbe në drejtim të Kosovës se mund të provohet rimarrja e shtetit të pavarur edhe përmes luftës.

Vetë presidenti Vuçiç në një intervistë për televizionin publik serb, pretendoi se ndërkombëtarët po heshtin qëllimisht përballë asaj që e konsideroi një mbyllje të paligjshme të institucioneve të kontrolluara nga Beogradi në Kosovë. m.p.

Të fundit

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është...

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të...

E para pas 3 vitesh! Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Kjo është hera e parë që të dy liderët...

Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime, Ilir Meta: Nuk kam lidhje! S’kam qenë në Las Vegas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për kartën bankare për të cilën SPAK thotë se Monika Kryemadhi shpenzoi 244 mijë...

“Gjakun e lajm me gjak!”/ Sulmohet shtëpia e italianit që vrau 25-vjeçarin shqiptar

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar,...

Lajme të tjera

Web TV