“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre.

Grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nuk do të jenë në tribuna për sfidën Shqipëri–Serbi më 7 qershor, duke deklaruar se kjo është hera e dytë në 21 vite që diçka e tillë ndodhë, dhe në të dyja rastet po përballë “shkijeve”.

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, TKZ e krahasojnë këtë situatë me ndeshjen e vitit 2014 në Beograd, kur u ndaluan nga autoritetet serbe. Këtë herë, sipas tyre, janë “miqtë e shkijeve”, pra FSHF-ja, që po i përjashton.

TKZ pretendon se nuk kanë marrë pjesë në “farsën e organizuar nga FSHF me pretekstin e një shorti” për shpërndarjen e biletave të kësaj sfide, short të cilin e konsiderojnë një skemë të parapërgatitur për të favorizuar agjencitë turistike dhe shitjen e biletave në treg të zi me çmime të papërballueshme.

Sipas tyre, sistemi i ri i shitjes së biletave është i ndërtuar për të përjashtuar tifozët besnikë dhe për të mbushur tribunat me klientelë, politikanë e të pasur.

“Futbolli është kthyer në një event për të pasurit. Biletat arrijnë deri në 1000 euro, dhe për një familje shqiptare është e paimagjinueshme të shpenzojë 600 euro vetëm për të parë një ndeshje”, thuhet në deklaratë.

Ata akuzojnë FSHF-në për hipokrizi, pasi pretendimi për gjithëpërfshirje sipas TKZ në të vërtetë është përjashtim i atyre që kanë ndjekur Kombëtaren për dekada të tëra. m.p.

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV