Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb.

Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës.

“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.

Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrës.

Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë. Nuk janë të dokumentuar se ku janë këto armë, pasi janë shpërndarë 10 armë të tilla. Kemi kapur dhe një armë në Fier.”, u shpreh ai.

Ndërsa gazetarja e kronikës në Top Channel, Dorjana Bezat zbuloi se komunikimet janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Operacioni është zhvilluar në Tiranë. Komunikimi është bërë në rrjetet sociale. Këto armë zjarri nuk i kishte vetëm një person, si shembull një person blen 2 pistoleta, tjetri 3, tjetri gjashtë e kështu me radhë. Synimi i blerësve, 10- personave që janë ndaluar nuk ishte ti përdornin vetë por ti shisnin. Linja e trafikut të armëve të zjarrit është kthyer në problem. Ky nuk është rasti i parë. Këto armë përveç se janë lehtësisht të përballueshme nga ana ekonomike, variojnë 500-1500 euro, por theksojmë se janë armë të reja”, shprehet ajo. m.p.

Të fundit

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

‘Do prehesh në Vunoin tënd’, mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për Anagnostin

Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve. Në të shkruan se do...

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova...

Lajme të tjera

Web TV