Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka reaguar keq ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, referuar fjalës që ky i fundit thotë se ka mbajtur në Parlamentin Europian, ku e ka cilësuar Shqipërinë si të vetmin “narko-shtet” të unionit.
E njohur tashmë për qëndrimet e saj kritike ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, Evi Kokalari thotë se i vjen turp për qëndrimet e Sali Berishës në institucionet europiane ku shqiptarët duan të shkojnë.
Sipas saj, ish-kryeministri nuk e kupton që dëmton dinjitetin e Shqipërisë duke folur keq për vendin e tij në mes të Strasburgut, dhe jo atë të Edi Ramës. Evi Kokalari thekson se kjo është arsyeja se përse sovrani e ndëshkoi në 11 Maj.
“Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë.
Jam e shokur që një ish-President dhe Kryeministër i vëndit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i Berishës, i cili në fakt çalon dukshëm. Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit.
Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj. Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeminstri i vendit”, shkruan aktivistja Evi Kokalari. m.p.