“Partinë Demokratike e trashëgon vetëm një familjar i Berishës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa të jetë Sali Berisha në krye të partisë, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Dhe ata që guxojnë t’i dalin kundër nga brenda grupit parlamentar, si e vetmja mundësi për ta larguar nga drejtimi realisht, eliminohen deri edhe fizikisht nëse përbëjnë kërcënim serioz, siç dhe ka ndodhru me shumë personazhe më parë.

PD është me ‘hipotekë’ e Berishës dhe vetëm një anëtar i familjes mund ta trashëgojë. Kjo ishte analiza politike për situatën e Partisë Demokratike dhe kreut të saj, nga Arben Meçe, i ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv, në një intervistë me moderatorin Arbër Hitaj.

I ftuari tjetër ishte gazetari Anri Bala, që gjithashtu u shpreh se Berisha kërkon njeri të besuar për t’i lënë partinë, një “model Basha” apo “plastelinë” dhe askush prej të përfolurve nuk do guxonte t’i dilte kundër, pasi sipas tij janë “të tredhur”.

“Berisha e ka uzurpuar PD-në prej katër vitesh. Teza e farsës është për të mbajtur partinë nga Berisha. Tani është e qartë se me Berishën në krye të PD-së nuk ka më fitore. Ata brenda po përpiqen që ta godasin ligjërisht Berishën me ankimime në KQZ apo KAS, si Adriana Kalaja, duket si skemë brenda partisë për të goditur tezën e Berishës për farsë elektorale, nëpërmjet aspektit ligjor. Teza e farsës do i rrëzohej Berishës nëpërmjet ankimimeve që do verifikonte KQZ dhe do ia rrëzonte këtë tezë përfundimisht. Ndaj Berisha po përpiqet që të mos i lejojë dhe t’i pengojë. Pra brenda PD-së ka kandidatë që godasin tezën farsë të Berishës. Madje edhe avokatin Gjokutaj e shoh pjesë të skemës, edhe pse reagimi i tij më bëri shumë çudi. Gjokutaj është pjesë e skemës dhe Berisha po e përdor, një avokat me tezë politike. Ka fraksione anti-Berishë brenda PD-së”, tha ish-deputeti demokrat.

Por ai pohoi se ka përpjekje për të dalë kundër, ka grupe brenda që nuk e duan Berishën, por që nuk guxojnë apo nuk e arrijnë dot, pasi ai ka grup paramilitar dhe shërbim sekret të partisë të organizuar, që ashtu siç ka eliminuar të tjerët ndër vite, do i eliminojë edhe këta nëse do ‘ngrenë kokë’.

Lexo edhe :  Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

“Tani po evidentohen grupe individësh, hapur apo nën rrogoz. A ekziston mundësia t’i merret PD-ja Berishës, kjo është pyetja. Berisha lëviz me 7-8 badiguardë, ka një strukturë të fuqishme paramilitare që e ruan dhe mban Berishën. Ai ka rënë tashmë në besueshmëri, madje edhe deri te Vrenozi, autoriteti i tij është zero. Madje unë mendoj se ka shërbim informativ të partisë, shërbim sekret të PD-së, i kanë partitë, e ka edhe PS-ja. Jo pa qëllim e thashë se ka 7-8 persona që e ruajnë Berishën, grup paramilitar. Kemi histori që nga Gazidedja, ish-ambasadori shqiptar në Çeki e të tjera, ka histori në atë parti. Madje ish-ambasadori ishte njeriu që kishte gjithë informacionet e operacionit CEZ-DIA. Janë njerëz që janë eliminuar ndër vite. Por unë mendoj se edhe pse ka përpjekje, nuk do ketë fraksione në PD, nuk i lejon Berisha, madje edhe në të kaluarën i ka shtypur, i ka eliminuar”, tha Meçe për ‘Studio Live’.

Por a mund ta marrë partinë një prej tyre në të ardhmen? Meçe mendon se jo, pasi PD është me “hipotekë’ në familjen Berisha dhe duhet të jetë trashëgimtar brenda saj kur ai të mbërrijë në fundin fizik.

“Unë mendoj se lista e deputetëve të PD-së është me njerëz të Berishës tashmë. Ka teza në ajër, linjat jashtë parlamentit për ta marrë partinë janë të pamundura, harrojeni, duhet të ketë lëvizje nga brenda grupit parlamentar dhe jo jashtë tij. Asnjë prej tyre nuk e merr PD-në, nga ata të listës që folëm e përmendëm këtu. PD është me certifikim, është pronë, është në pronësi të familjes së Sali Berishës, duhet të jetë pjesë e familjes, mund të jetë Argita, Shkelzeni, madje edhe Liria apo mbesat, vetëm ata e marrin partinë. Berisha shet koncesione e biznese nëpërmjet protestave dhe presioneve. Këta 50 që ka zgjedhur Berisha në parlament, nuk ka shanse të dalin kundër, ndaj duhet të presim fundin fizik të tij për të parë kalimin e partisë te familja”, argumentoi tezën e tij analisti. m.p.

Të fundit

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin...

Përpjekje për të ndaluar luftën/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë...

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët. Në një intervistë për rrjetin...

Lajme të tjera

Web TV