Shpëtimi vjen nga PD, jo nga PPE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qartësisht po kërkon të “ndërkombëtarizojë” pretendimet se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan që në gjenezë nga qeverisja, duke përdorur administratën shtetërore, krimin e organizuar dhe deformimin e votës. Mori një shpresë në takimin me përfaqësues të Partive Popullore Europiane (PPE), e cila miratoi kërkesën për të dërguar në Shqipëri përfaqësuesit e tyre në atë që njihet si “mision faktmbledhës”.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, konfirmoi dërgimin e një misioni në Shqipëri mbi procesin zgjedhor. “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”-tha Montserrat. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh. “Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi Berisha.

Në pretendimet e tij, Berisha ka kapur “thelbin” e shqetësimeve që shfaqin vende të BE-së dhe ato lidhen me dy problematika: emigracioni ilegal dhe krimin i organizuar; veçanërisht trafiku i narkotikëve. Duke i lidhur të dyja çështjen e ndjeshme si të mpleksura me qeverisjen në Shqipëri, më së paku Berisha duket sikur vjen me një trofe në duar, pasi partitë simotra europiane do kenë misionin e tyre në vendin tonë. Po a mjafton vetëm dërgimi i “misionarëve” të PPE-së në Shqipëri dhe raporti që mund të dalë pas verifikimeve?

Fatkeqësisht për PD-në asgjë nuk ndryshon. Ardhja e përfaqësuesve të PPE-së është thjesht një frymëmarrje më shumë për Berishën, i cili më së paku nis të shuajë çdo zë të heshtur brenda partisë që të mos dalë në publik kundër tij. Ish-kryeministri e ka të qartë se asgjë nuk ndryshon, për aq kohë sa faktori ndërkombëtar me peshë janë qeveritë e vendeve të BE-së dhe SHBA-të.

Lexo edhe :  Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Thuajse të gjithë kryeministrat e vendeve të BE-së uruan kryeministrin Rama. Gjithashtu edhe një mesazh i shkurtër i ambasadës së SHBA-ve përgëzuan popullin shqiptar për zgjedhjet, pavarësisht se nuk uruan në vetë të parë kreun e qeverisë.

Megjithatë Berisha nuk dëshiron të artikulohet asnjë zë brenda partisë që të kërkojë dorëheqjen e tij për shkak të dështimit në zgjedhje, duke marrë vetëm 50 deputetë, ndërsa kundështari 83. Gjithashtu edhe grupi parlamentar është i gjithi në bllok me idhtarë të tij dhe në pak raste me kundërshtarë në dukje, por që edhe ata për hir të një postit si deputet janë të bindur se t’i dalësh Berishës kundër është vetëvrasje politike (për aq kohë sa konceptin politikë) e shohin të lidhur ngushtësisht pas mandatitit të deputetit.

Çdo raport ndërkombëtar mbi zgjedhjet problematike në Shqipërti, e artikuluar nga përfaqësues të PPE-së, nuk përkthehet në bënefit për PD-në. Nëse PD nuk lëviz nga brenda duket se është e destinuar të jetojë me shpresë të pafundme, se me Berishën do jenë “forcë e parë opozitare”, por jo forcë qeverisëse. S.A

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV