Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, më datë 2 qershor 2025.

Autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e dyshuar që është përdorur për kryerjen e vjedhjes. Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga kallëzimi i banorit të dëmtuar.

Të arrestuarit janë shtetasit A. Xh., 40 vjeç, dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Sipas hetimeve, njëri prej tyre, A. Xh., ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” pikërisht për këtë vepër penale, në momentin kur ka ndodhur ngjarja./kb