Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e zonës që mbulon, ku rezulton se është konfirmuar rasti i aprë i Murtajës së Ruminantëve të vegjël në Shqipëri.

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, Bashkia Shkodër thotë se janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

“U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.

Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftim.

Bashkia e Shkodrës njofton se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim. m.p.

Të fundit

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Lajme të tjera

Web TV