“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet e burgut “Jordan Misja” në Tiranë, pas deklaratave të saj në media për gjendjen shëndetësore e psikologjike të tij.

“Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.

Jam i sigurt që nuk ka asnjë arsye që ju të mos e siguroni një ftesë nga SPAK edhe pse deri tani deputetët e Partisë së Lirisë apo edhe deputeti Dule dhe eurodeputeti Beleri nuk e kanë siguruar dot”, shkruan Ilir Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë ndalet dhe te akuzat për Edi Ramën, të vetët që ai i quan tradhëtarë dhe te deklaratat e forta dikur ndaj ndërkombëtarëve. Ilir Meta insiston sërish në ftesën e tij gazetaren Anduena Llabani, duke e ftuar në qeli.

“Kjo është një ftesë për të hequr shqetësimin tuaj nga ndonjë dezinformim që është shpërndarë nga SPAK (ose nga ndonjë bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore e tij), që me urdhër të Edi Ramës ndaloi edhe gazetarët që ishin ftuar ditën e votimit për të filmuar votimin tim, gjoja për arsye teknike në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të mos e shikonin që Ilir Meta është në top formë si asnjëherë tjetër.

Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai”, përmbyll Ilir Meta. m.p.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV