“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka vlerësuar “angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në BE” në një raport të miratuar të mërkurën.
Raporti u miratua nga Komiteti i Punëve të Jashtme me 57 vota pro dhe 11 kundër, me 6 abstenime. Raportuesi austriak Andreas Schieder nënvizon se Shqipëria është tashmë një shtet pararojë me reformat integruese me objektiv anëtarësimin e vendit në familjen evropiane brenda vitit 2030, megjithatë ende nuk është arritur vija e finishit./kb