Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPARTAK NGJELA – Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet.

Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri. Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen. Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet.

Por si i ka fituar dhe sa i ka fituar dhe, me çfarë prove elektorale Saliue vërteton fitimin e zgjedhjeve të majit 2025 – këtë ai nuk po na i thotë dot.
Asgjë.

Kotësia e ka pushtuar Saliun në çdo dalje televizive. Por atij i duket se po gënjen Partinë Demokratike, duke iu bërë edhe kërcënime të brendshme indirekte të gjithë konkurrentëve të tij për postin e kryetarit të Partinë Demokratike. Po Partia Demokratke, a do ta mbledhë kongresin e saj për të analizuar humbjen në zgjedhjet e majit 2025?

Të shohim! Por ndoshta krerët e Partisë Demokratike, që janë humbës në tre zgjedhje politike radhazi, mund të thonë: më mirë humbës me Saliun që përkrah mediokritetin e partisë sone, sesa me një fitues të iluminuar që nuk na pranon, dhe neve na quan si përfaqësues të arkaizmit mesjetar.

Po a mund të vijojë gjatë kjo situatë në Partinë Demokratike? Jo, kjo situatë qesharake nuk mund ta ketë jetën të gjatë. Prisni dhe shikoni. m.p.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV