Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke i kthyer ato në hotele luksoze. Projekti do të nisë me vilën në Vlorë dhe atë të Velipojës, ku shteti, nëpërmjet Korporatës së Investimeve, do të japë autorizimin për zhvillimin privat të këtyre pronave, shkruan A2 CNN.

“Këto asete do të vihen në funksione me interes publik dhe, nga ana tjetër, do të rijetësohen duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti i dy projekteve: njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës”, tha kryeministri Edi Rama.

Miratimi i këtyre projekteve, sipas qeverisë, do t’i japë Shqipërisë mundësinë për akomodimin e turistëve elitarë, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin. Duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin”, shtoi ai.

“Hospitality Albania” është titulli i projektit në të cilin Korporata Shqiptare e Investimeve do të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes investitorëve privatë dhe institucioneve shtetërore. m.p.

Të fundit

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV