Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u shembën vonë të shtunën, tha kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Alexander Bastrykin tha se shpërthimet ishin “akte terrori”.
Ai tha gjithashtu se pesë eksplozivë të improvizuar u shpërthyen në Urën Kerç në rajonin e aneksuar të Krimesë.
Bastrykin tha se provat tregojnë se të tre aktet janë organizuar nga forcat speciale ukrainase, raporton A2 CNN. Forcat speciale të Ukrainës, SBU, kishin marrë përsipër sulmin ndaj urës. Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, ende nuk është gjetur një zgjidhje mes palëve. m.p.