Sfida kundër Serbisë, sulmuesi i kombëtares rezulton me grip dhe nuk stërvitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e muajit qershor. Fillimisht më datën 7, kuqezinjtë luajnë me Serbinë në Arenën Kombëtare dhe tre ditë më vonë udhëtojnë në Letoni, dy sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Edhe këtë herë trajneri Silvinjo nuk ka qenë me grupin e plotë. Rei Manaj nuk është stërvitur me grupin, për shkak të një gjendje gripale. Stafi teknik vendosi të lë pushim lojtarin derisa gjendja e tij të stabilizohet.

Ndërkohë në anën tjetër, tashmë në dispozicion trajneri ka dhe katër lojtarët që munguan në seancën e të hënës. Myrto Uzuni, Arlind Ajeti, Jasir Asani dhe Ernest Muçi, i janë bashkuar skuadrës dhe janë venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit brazilian.

Të hënën përveç ushtrimeve, trajneri Silvinjo ka bërë edhe një ndeshje të vogël kontrolli brenda grupit kuqezi, për të parë dhe gjendjen fizike të lojtarëve në këtë fund sezoni.

Tani e gjithë vëmendja është në ndeshjen me Serbinë, e programuar të luhet në 7 qershor në stadiumin Arena Kombëtare në kryeqytet. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV