“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari.

Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës” së kanabisit janë sekuestruar 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg. Shtëpia ndodhej në Ador, ku jetonin bashkëshortët shqiptarë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç.

Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e një krimi kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me energjinë elektrike. Nëse droga do dilte në treg, sillte fitime në qindra mijëra euro. Hetimi, i kryer nga oficerë të Brigadës së Policisë Gjyqësore, filloi pasi u mësua në fillim të muajit të kaluar se marihuana mund të kultivohej në një shtëpi në qytetin e Adorit.

Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj. Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marihuana po mbillej brenda shtëpisë. Oficerët identifikuan gjithashtu një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.

Ndërhyrja operacionale zbuloi edhe provat, kurse në objekt ishin bërë instalime elektrike dhe hidraulike që i shërbenin kultivimit, llamba dhe rrjet aspirimi, informoi media spanjolle, teksa emrat e të dyshuarve nuk u publikuan. Personat e arrestuar nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa ndaj tyre u urdhërua burgosja. m.p.

Të fundit

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. "Shkodra...

Lajme të tjera

Web TV