Admirali i SHBA: Vuçiç është bandit, do të pushtojë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerika po njeh fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe presidentit të saj. Në një seancë dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përmend rreziku për Kosovën që vjen nga Aleksandër Vuçiç me dëshirat e tij për pushtim dhe u dhanë direktiva se si duhet të sillet Uashingtoni në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se Serbia dhe Republika Srpska janë të dy aktorë të këqij që e vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit. Liderët e tyre, Vuçiç dhe Dodik, janë banditë. Dodik qëllimisht po kërkon ta shndërrojë Bosnjën në një kuti shpërthyese, ndërsa Vuçiç ka synime për të eliminuar sovranitetin e Kosovës. Reagimi ynë duhet të jetë i fuqishëm, duhet të mbështesim KFOR-in, që është një forcë e NATO-s garantuese e stabilitetit. Kosova si një forcë stabilizuese, sigurohuni që është e pajisur siç duhet me mbështetjen europiane dhe amerikane, por më e rëndësishmja, ne duhet ta çojmë Kosovën në rrugën e integrimit të mëtejshëm euroatlantik përmes Bashkimit Europian dhe NATO-s”, tha Mark C. Montgomery, admiral në pension.

Admirali i ushtrisë amerikane në pension kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të përdorë fuqinë që ka për të shtyrë vende si Spanja, që janë kundër avancimit të integrimeve euroatlantike, të lejojnë Kosovën të hyjë në mjedisin e vëllazërisë europiane. Vëmendje të madhe për Ballkanin Perëndimor nga Uashingtoni kërkoi edhe ish ambasadorja e SHBA-ve në NATO.

“Ky është një rajon që kërkon vëmendje nga tre anët e ndryshme të botës. NATO duhet të qëndrojë e angazhuar, po ashtu edhe Bashkimi Europian duke vazhduar ndjekjen e përpjekjeve diplomatike për të punuar drejt paqes, ndërsa SHBA-ja duhet të paraqitet dhe të jetë e pranishme dhe të angazhohet në rajon. Nëse kjo nuk bëhet, Rusia dhe Kina tashmë janë aty me krahët hapur duke kërkuar të luajnë një rol shumë aktiv në atë rajon, dhe të ndajnë Europën nga Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ish-ambasadorja Smith.

Lexo edhe :  Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Seanca dëgjimore në Kongres, u kryesua nga kongresmeni Keith Self. Republikani nxori në pah kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kongresmeni sqaroi se në rajon janë 3 shtete që nuk janë pjesë e NATO-s, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova, me këtë të fundit që dëshiron me çdo kusht të pranohet në aleancë. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV