Pse Kosova po ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë. Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës.

Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve. Sëmundja infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet. Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës. m.p.

Të fundit

Netanyahu po përdor “të drejtat” e grave myslimane për të justifikuar luftën

Mona Eltahawy* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur bilancin mizor të regjimit iranian mbi të drejtat e grave për të...

Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga...

Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm të Iranit, pas takimit të këtij të fundit me...

Katër vendet apel BE-së: Rusia po paraqet rrezik, rrisni mbështetjen në linjën e Baltikut

Kryeministrat e Estonisë, Letonisë dhe Polonisë dhe presidenti i Lituanisë u kanë dërguar një letër të hapur drejtuesve të BE-së duke bërë thirrje për...

Masakra e Neshoba County, Ku Klux Klan vret tre aktivistëve të të drejtave civile

21 qershor 1964: Më 21 qershor 1964, në një nga aktet më të errëta të dhunës racore në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, tre...

Lajme të tjera

Web TV